08 KORRIK 2003 – Në Prishtinë dje u nënshkrua marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në emër të Tiranës zyrtare, marrëveshjen e nënshkroi ministri i ekonomisë, Arben Malaj, ndërsa në emër të Kosovës, kryeadminstratori, Mihael Shtajner. Deri tani Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme me Kroacinë, Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Rumaninë. Ndërkohë që për Kosovën është kjo hera e parë që nënshkruan me ndonjë shtet marrëveshje të këtillë. Prandaj edhe rëndësia nuk është vetëm e peshës tregtare – ekonomike, por edhe politike.
ECIKS / DWELLE