Nënshkruhet memorandumi për mbështetjen e produkteve vendore

PRISHTINË, 08 NËNTOR 2003 – Në funksion të mbështetjes së prodhimit vendor dhe konsumimit të prodhimeve vendore në Kuvendin e Kosovës, sot kryeparlamentari Daci është takuar me një delegacion të Aleancës Kosovare të Biznesit, të kryesuar nga Agim Shahini dhe ka nënshkruar me të një Memorandum Mirëkuptimi. Në këtë takim edhe një herë është shprehur mbështetja për rritjen e sasisë dhe sidomos të cilësisë së prodhimeve të vendit. Në këtë vështrim Daci është shprehur se institucionet tona do të ndihmojnë prodhimin dhe nxisin konsumimin e prodhimit të vendit, si parakusht për zhvillim të përshpejtuar të Kosovës.

ECIKS / RTKLIVE