Meta: Raporti i BE-së, sinjal për mbylljen e negociatave

Tiranë, 9 nëntor 2003 – Ish zv/kryeministri Ilir Meta ka shprehur shqetësim për raportin e përfaqësuesve të Komisionit Europian për ecurinë tepër të ngadaltë të reformave në vend. “Për drejtimet themelore të procesit të integrimit europian, si zbatimi i ligjeve dhe legjislacionit, funksionimi i institucioneve shtetërore, reformat në administratën publike dhe në fushën e doganave, kanë qene kritikat me konkrete”, tha Meta. Këto konstatime serioze e kritike paralajmërojnë sipas tij, se po nuk pati përmirësim të reformave, rrezikohen negociatat dhe procesi i stabilizim-asociimit do të zgjatet. Raporti i BE-së, është sinjal për mbylljen e negociatave, tha Meta. Ai shtoi se përgjegjësia bie mbi qeverinë dhe kryeministrin Nano.

ECIKS/BalkanWeb