Holkeri në New York për të rifilluar privatizimin

Prishtinë, 10 nëntor 2003 – Në kuadër të përpjekjeve për rifillimin e procesit të privatizimit në Kosovë kryeadministratori, Hari Holkeri, shefi i Shtyllës së katërt të UNMIK-ut, Nikollas Graf Lambsdorf dhe menaxheri gjeneral i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, Maria Fuçi, udhëtojnë sot për në New York, ku do të marrin pjesë në një mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në këtë mbledhje pritet të diskutohet edhe lidhur me fatin e mëtejmë të procesit të privatizimit në Kosovë.

Siç dihet ky proces është ndërprerë kohë më parë nga UNMIK-u me arsyetimin e mungesës së imunitetit ndaj padive ndërkombëtare.

Mediat kosovare kanë njoftuar se procesi i privatizimit është ndërprerë si pasojë e një padie ndërkombëtare që AKM-së i ka bërë një biznesmen amerikan, në lidhje më një ndërmarrje që ka qenë në procesin e komercializimit, e që tash pritet të privatizohet.

ECIKS (K.D.)