Nënshkruhen kontratat e para të revizorëve kosovarë

Prishtinë, 16 Dhjetor 2003 – Në bazë të Rregullorës 2002/18, sot në Prishtinë, një grup prej 20 revizorësh kosovarë, kanë nënshkruar kontratat e tyre të punës në kuadër të Zyrës së Revizorit të Përgjithshëm në Kosovë. Kjo Zyrë ka për qëllim mbështetjen e standardeve më të larta të transparencës, përgjegjësisë dhe ndershmërisë në menaxhimin financiar dhe mbarëvajtjen e administratës publike në Kosovë. Ingra Ahlenius, revizore gjenerale e kësaj zyre, tha se ZRP do të bëjë revizionin e llogarive të të gjitha departamenteve të Qeverisë, agjencive dhe organeve publike. “Kjo Zyre është plotësisht e pavarur nga Qeveria. Revizori i përgjithshëm dhe punëtorët e autorizuar, poashtu mund të shqyrtojnë dhe raportojnë mbi ekonominë, efikasitetin dhe efektivitetin e shpenzimeve publike”, tha Ahlenius. Ajo bëri të ditur se kompetencat e revizionit të përgjithshëm janë që të raportojë për menaxhimin e parave publike dhe të rekomandoj përmirësimet në mënyrën e menaxhimit të tyre.

ECIKS / BalkanWeb