Në Vjenë hapet përfaqësia e IPAK

Vjenë, 7 nëntor 2006 – Nisma Ekonomike për Kosovën – ECIKS do ta përfaqësojë Agjencinë Kosovare për Promovimin e Investimeve – IPAK në rajonin gjermanofolës. Projekti financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim – ADA, implementohet nga ECIKS dhe përkrahet nga Ministria për Tregti dhe Industri. Në ceremoninë e hapjes së përfaqësisë në Vjenë ishin të pranishëm Ministri për Tregti dhe Industri z. Bujar Dugolli, perfaqesuesi i Agjencisë Austriake për Zhvillim Dr. Hubert Neuwirth, kryeshefi ekzekutiv i IPAK z. Ejup Fejza, kryetari i OEK z. Besim Beqaj, z. Ilir Salihu nga AKM, ambasadori i Shqiperise ne Vjene z. Valter Ibrahimi si dhe te ftuar të tjerë nga institucionet kosovare dhe qeveria Austriake.

Udhëheqësi i projektit dhe kryetari i ECIKS z. Kujtim Dobruna gjatë fjalimit të hapjes ka potencuar se përmirsimi i gjendjës së tashme ekonomike në Kosovë kërkon nisma të reja, kreativitet dhe përgjigje urgjente. Prandaj ECIKS gjatë implementimit të projektit do të ketë një qasje pro-aktive duke trokitur në dyert e investitorëve potencial për t’i informuar drejtëpërsëdrejti ata për potencialin e vendit tonë, ambientin e biznesit dhe bazën ligjore, si dhe duke ofruar asistencë të drejtëpërdrejtë për ti lehtësuar investimet e huaja në Kosovë.

Ministri Dugolli ne emer te Qeverise se Kosoves dhe Ministrise per Tregti dhe Industri, duke e shpallur përfaqësinë në Vjenë të hapur, falenderoi Qeverinë Austriake dhe në vecanti Agjencinë Austriake për Zhvillim e cila ka përkrahur dhe me fondet e saj ka mundësuar hapjen e kësaj zyre. Ministri Dugolli vlerësoi se realizimi i këtij projekti dhe hapja e kësaj zyre dëshmoi se Kosova ka resurse të mjaftueshme humane në diasporë dhe ky është një shembull i mirë se si duhet të mobilizohen këto resurse me qellim te promovimit te potencialeve te Kosoves per investime dhe permirsimin e imazhit te Kosoves jo vetem ne vendet gjermanofolese por edhe me gjere.

Perfaqesuesi i ADA-s Dr. Hubert Neuwirth, ka thënë se financimi i këtij projekti të rëndësishëm ështe vazhdim i angazhimit të qeverisë Austriake për të ndihmuar Kosovën dhe ekonominë e saj, dhe se promovimi i investimeve nga rajoni gjermanofolës, përfshirë këtu edhe Austrinë, është mënyra më e mirë për të bërë këtë.

Prezenca në Internet e zyres së IPAK në Vjenë do të jetë së shpejti e gatshme në adresën www.ipa-ipgc.org

ECIKS