Në Shqipëri vazhdojnë kërkimet e naftës

TIRANË – Rreth 64 milionë USD arrin shuma qe kompanitë e huaja po investojnë prej fillimit te vitit, për kërkime nafte ne disa zona te vendit. Sipas burimeve te Agjencisë Kombëtare te Hidrokarbureve, kompanitë e huaja po punojnë ne baze te marrëveshjeve, qe kane nënshkruar me këtë Agjenci. Rritja e investimeve nga kompanitë e huaja flet për interesim ne rritje për kërkime ne disa prej zonave naftëmbajtëse ku kane marre rezultate premtuese. Sipas burimeve te mësipërme, kompania amerikane “Oxsidental Petroleum”, ka planifikuar qe ne fillim te vitit te investoje 29,3 milionë USD. Ne bashkëpunim me njëra-tjetrën, ne zonën e Gjirokastrës punojnë kompania austriake “OMV” dhe grekja “Hellenic Petrolium”, qe llogarisin investimin prej 20 milionë USD, ndërsa kompania franceze “Coparex” do te investoje 15 milionë USD. Ne zonën Patos-Marinez, nga kompania angleze “Premier Oil” pas vënies ne pune te një pusi te ri nafte, parashikon marrjen e debive te konsiderueshme, qe e kalojnë disa here prodhimin nga puset e vjetër. Synimi është për të vënë në prodhim 20 puse të tjerë të rinj dhe janë planifikuar të investohen edhe rreth 20,5 milion USD, për një prodhim ditor prej 3000 fuçi ne dite nafte, ose 500 tone ne dite. Gjate 12 viteve te fundit, sipas burimeve te ministrisë se Industrisë dhe Energjetikes, kompanitë e huaja qe kerkojnë nafte dhe gaz ne vendin tone, ne toke dhe ne det, kane shpenzuar 350 milion USD.

ECIKS / KORRIERI