Në Shkup mbahen takime punuese të Paktit të Stabilitetit

Shkup, 13 nëntor 2004 – Që nga data 17 deri më 19 nëntor në kryeqytetin e Maqedonisë, në Shkup, do të mbahet tryeza rajonale dhe tri tryeza punuese të Paktit të Stabilitetit në të cilat do të diskutohet për progresin e arritur në Evropën Juglindore në kuadër të iniciativave rajonale të Paktit të Stabilitetit në harkun kohor gjashtëmujor. Pokështu gjatë këtyre takimeve pritet që të identifikohen objektivat për vitin 2005.

Në këto takime Kosovën do ta përfaqësojnë zyrtarë të institucioneve vendore dhe të UNMIK-ut. Delegacioni do të udhëhiqet nga koordinatori i Qeverisë së Kosovës për Paktin e Stabilitetit, Besim Beqaj.

Pokështu në ceremoninë e hapjes do të flasë edhe shefi i UNMIK-ut Soren Jesen-Petersen.

ECIKS / QIK