Tiranë, 15 nëntor 2004 – Situata ekonomike e Shqiperise vazhdon te mbetet mjaft pozitive sidomos ne stabilitetin makroekonomik. Kete ia deklaroi Deutsche Welles perfaqesuesi i perhershem i FMN ne Tirane, Jan – Peter Olters. Ai rrjeshtoi disa argumenta per nje pohim te tille. Olters tha se” ne vitin 2004 parashikohet nje rritje ekonomike prej 6 %, inflacioni mbetet i ulet – deri ne fund te shtatorit ishte 2 %- vlera e lekut ne krahasim me dollarin dhe euron mbetet e forte.”
Perfaqesuesi i FMN ne Tirane konsideron si faktor te rendesishem per zhvillimin e sektorit privat privatizimin e Bankes se Kursimeve, ne Janar te 2004-es, nga Banka austriake Reiffeisen. Kjo, shpjegon ai, pasi kredite e kesaj banke do te stimulojne investimet private gjate vitit 2005.
Nderkohe qe stabiliteti makroekonomik aktual perben nje garanci per zhvillimin ekonomik dhe social te vendit, per periudhen afatshkurter..
“Zhvillimi i ekonomise shqiptare ne vitet 2005- 2006 do te jete i stimuluar nga sektori privat. Ky do te jete nje inovacion i rendesishem ne sektorin bankar. “Nje situate e tille sipas Olters mbeshtetet nga nje politike fiskale qe konsolidon financat publike. Ne vitin 2005 FMN parashikon qe borxhi i brendshem te jete vetem 2,5 perqind e produktit te pergjithshem bruto. Por gjithsesi situata nuk paraqitet pa probleme. Ne rradhe te pare jane sfidat qe duhen perballuar per një lidhje funksionuese mes sektorit provat nga njera ane dhe dhe sistemit doganor dhe tatimor nga ana tjeter.
Nderkohe qenia e vitit 2005 nje vit i zgjedhjeve parlamentare, sipas Perfaqesuesit te perhershem te FMN ne Tiranë, kjo do te sjelle disa situata te vecanta ne zhvillimin e ekonomise, ndonese nuk do te vihet ne dyshim rritja ekonomike prej 6%. “Sfida kryesore ne vitin elektoral 2005 eshte krijimi i nje situate te favorshme per funksionimin e rregullte te sektorit privat” shtoi Olters.” Qeveria qe do te dale nga keto zgjedhje do te kete rolin e vet. Po keshtu edhe ecuria e negociatave me me BE per marrveshjen e AS. Ne kete konteks, perderisa Shqiperia konsiderohet si nje anetar potencial i BE, firmat private vendas duhet te kene standarte europiane gje nga e cila ato mbeten ende mjaft larg.”
Sa per paketen fiskale te vitit 2005 Olters thote se pika me e rendesishme eshte sistemi tatimor doganor. Ne kete fushe Shqiperise i duhet te rrise te ardhurat nga doganat dhe tatimet, qe aktualisht i ka me te ultat ne krahasim me vendet e tjera te rajonit. Sfida tjeter eshte permiresimi i raporteve te sistemit tatimor me sektorin privat per te stimuluar investimet e firmave nderkombatare.
Dhe se treti permiresimi i administrates tatimore doganore qe duhet te modernizoje dhe te komjuterizoje te gjitha procedurat per te qene ne gjendje te kontaktoje te gjitha firmat private dhe te kontrolloje aktivitetin e tyre. “Ju e dini qe shume aktivitete ne Shqiperi nuk kryen permes bankave por ne CASH. Per nje sistem tatimor kur pagat jepen ne kete menyre eshte shume e veshtire te kontrolloje.Per sa kohe qeveria nuk eshte ne gjendje te dije te ardhurat e biznesit ne nivel kombetar per shkak te praktikes ne CASH e ka shume te veshtire te pranoje uljen e taksave , gje qe eshte propozuar se fundi nga komuniteti i biznesit te vogel dhe te mesem ne Shqiperi. Per te permiresuar klimen e biznesit qeveria duhet te reduktoje evazionin fiskal. Ne kete kuptim paketa fiskale e 2005 eshte nje kompromis i mire mes qeverise dhe komunitetit te biznesit. Ajo qe dua te ve ne dukje eshte qe deri me sot firmat I paguajne taksat ne nivel te njejte. Ajo qe do te permiresonte dhe do te fuqizonte biznesin dhe sektorin privat eshte aplikimi i ligjeve ne menyre te barabarte dhe respektimi i rregullave nga administrata.
ECIKS / DWelle