Në Nju Jork konferencë për investime në Kosovë

PRISHTINË, 08 TETOR 2003 – Një konferencë lidhur me investimet në Kosovë do të zhvillohet në Nju Jork më 10-11 tetor nën patronazhin e institucioneve të përkohshme të Kosovës dhe me pjesëmarrjen e zyrtarëve të Kosovës dhe bisnesmenëve të interesuar amerikane, kryesisht të përfaqësuesve shqiptarë të Kosovës nga diaspora.

Konferenca u njoftua nga qendra për Informacion e Biznesit të Europës Lindore dhe Qëndrore me qendër në Uashington, e cila është burimi kryesor për shkëmbimin e informacionit ekonomik tregtar dhe financiar me vendet e Europës qëndrore dhe lindore.

Bëhet e ditur se në konferencë do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ministri për Ekonominë dhe Financën Ali Sadriu, ministri i Tregtisë Ali Jakupi dhe përfaqësues të kompanive kosovare, të interesuara për bashkëpunim me kompanitë amerikane.

ECIKS / RTK