LONDËR – 08 TETOR 2003 – Në një raport të publikuar dje nga organizata Transparency International me seli në Londër, vendet në tranzicion të Ballkanit vazhdojnë të goditen nga korrupsioni.
Në mesin e 133 vendeve nga mbarë bota, bazuar në, siç thuhet, “indekset e perceptueshmërisë së korrupsionit”, Unioni Serbi – Mali i Zi është në vendin e 106 së bashku me Maqedoninë, me Bolivinë, me Sudanin, me Ukrainën, me Hondurasin dhe me Zimbabvenë.
Sipas kësaj liste as Shqipëria me vendin e saj të 92 –të nuk ka kaluar më mirë. Bosnjë Hercergovina është e 70-ta së bashku me pesë vende të tjera.
Greqia, i vetmi vend ballkanik anëtar i Bashkimit Evropian është në vendin e 50-të, që është pozicioni më i mirë në rajonin e Ballkanit.
ECIKS