Miratohet projekti historik i rrugës Durrës-Kukës-Morinë

TIRANË, 08 TETOR 2003 – Këshilli Kombëtar i Rrugëve ka miratuar dje variantin e tretë të rrugës Durrës-Kukës-Morinë me drejtim Prishtinën. Në një takim të sotëm, në prani të kryeministrit Fatos Nano, i cili është edhe kryetar i këtij Këshilli, është vendosur që rruga të kalojë për 175 km nga 180 sa ishte në një variant të mëparshëm. Nërkaq varianti i tretë dhe më i shkurti është edhe më i pranueshëm në aspektin infrastrukturor dhe kalon nëpër zonat verilindore të Shqipërisë.

Rruga do të kalojë në Durrës, Rrëshen, Kukës, Morinë, për të vazhduar në Prizren në Kosovë.

Poashtu është vendosur që fillimi i ndërtimit të kësaj rruge të jetë 28 nëntori, Dita e Flamurit.

ECIKS