Ministria e Ekonomisë dhe Financave takon donatorët

Tridhjetë (30) komunat e Kosovës, kanë zotuar nga donatorët 745.3 milion euro vetëm për shërbime në tre sektorë: në rehabiltimin e energjisë, të ujit dhe në rehabilitimin e sektorit për higjienë dhe mirëmbajtje. Ndërkaq, të kontraktuara janë edhe 670.6 milion euro.

Për rehablitimin e këtyre sektorëve nëpër komuna, përveq shumave të zotuara dhe të kontraktuara, donatorët kanë shpenzuar 561.9 milion euro. Këto të dhëna u publikuan sot në takimin sektorial me donatorët, të organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

Zëvendës drejtori i Njësisë Qendrore Rregullative, Riçard Lesi, shpjegoi planin strategjik për zhvillimin e Njësisë Qëndrore të Rregullatorit. Ekspertë të tjerë diskutuan edhe për zyrat e minierave dhe mineraleve, ujërave dhe hedhurinave si dhe të zyrës për efikasitetin e Energjisë.

ECIKS / RTK