Delegacioni i Paktit të Stabilitetit takon ministrin Morina

PRISHTINË, 30 KORRIK 2003 – Një delegacion i tryezës punuese të Paktit të Stabilitetit u takua dje me ministrin e Transportit, Postës e Telekomunikacionit të Kosovës, Zef Morinën. Zyrtarët e Paktit të Stabilitetit u njohën me planin dhe projektet e kësaj ministrie.

Përfaqësuesit e këtij delegacioni thanë se kjo vizitë në Kosovë ka për qëllim informimin me gjendjen e përgjithshme të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Delegacioni e falënderoi ministrin Morina për informacionet për rrugët, trafikun ajror dhe telekomunikacionin të cilat do t’ia përcjellin Busekut.

Ministri Zef Morina tha se në takim u bisedua kryesisht rreth mundësisë që Pakti i Stabilitetit të ndihmojë përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Kosovë. Vizita e delegacionit të Paktit të Stabilitetit i paraprin vizitës së Erhard Busek në Kosovë që do të realizohet në muajin shtator.

ECIKS / BalkanWeb