Ministri Sadriu skeptik ndaj planit të ri të privatizimit

Prishtinë, 18 nëntor 2003 – Shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri tha të hënën në Prishtinë, se kishte marrë bekimin e New York-ut për të rinisur procesin e privatizimit, por se paraprakisht Agjencia Kosovare e Mirëbesimit duhet t’i rishqyrtojë ndërmarrjet e privatizuara. Holkeri tha se rregullorja e AKM-së do të mbetet e pandryshuar, mirëpo duhet rishqyrtuar disa lëshime që janë bërë gjatë procesit të privatizimit të disa ndërmarrjeve.

Takimi i New Yorkut sidoqoftë ende nuk i ka eleminuar të gjitha paqartësitë dhe problemet në lidhje me privatizimin. Nga një takim që Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ali Sadriu pati me drejtoreshën e AKM-së, Marie Fucci dhe me këshilltarë ligjorë të UNMIK-ut, shumë detaje rreth vazhdimit të punës së AKM-së nuk u bënë publike, mirëpo Ministri Sadriu u shpreh shumë skeptik për planin më të ri të privatizimit duke thënë se kjo formë do të na marrë shumë kohë dhe AKM-ja, nuk do të mund të kryej privatizimin brenda afatit të paraparë prej tri vjetësh. Fjala është për vlerësimin e disa transaksioneve që në ekonominë e Kosovës janë kryer me ligje diskriminuese të Serbisë.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.