Ministri Angjeli viziton sot Kosovën

Prishtinë, 26 janar 2004 – Sot në Kosovë arriti për vizitë zyrtare Ministri i Ekonomisë i Republikës së Shqipërisë, Anastas Angjeli. Kjo vizitë, e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, realizohet me rastin e mbajtjes së “Forumit të biznesit” në Prishtinë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Ministri i Ekonomisë i Shqipërisë pritet të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Dr. Bajram Rexhepi, Ministrin e Tregtisë dhe të Industrisë, Dr. Ali Jakupin si edhe me Shefin e Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut, Nikolaus Lambsdorff. Gjatë takimeve me autoritetet kosovare, Angjeli do të kërkojë rishikimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, që ka hyrë në fuqi prej 1 tetorit të vitit 2003.

ECIKS / RTK