Minatorët duan të ndryshojnë formën e grevës

MITROVICË, 05 SHTATOR 2003 – Futja e grevistëve në horizontin e tetë të minierës Trepça në Stan Tërg ose shkurja në Prishtinë në një protestë të madhe janë dy nga mundësitë që po shqyrton Këshilli grevist i minatorëve të Kombinatit Trepça, në kohën që greva e mbi 500 minatorëve ka hyrë në ditën e katërt.

Halil Qela, kryetar i Këshillit Grevist të minatorëve tha se tani kërkesat e minatorëve për kthim në vendet e punës pritet t’i adresohen UNMIK-ut dhe Agjensionit Kosovar të Mirëbesimit.

Sipas tij në ditën e katërt të grevës gjendja shëndetësore e minatorëve është keqësuar dhe për këtë në oborrin e minierës në Stan Tërg është improvizuar një spital me shtretër. Gjatë ditës së sotme minatorët grevistë janë vizituar nga një grup deputetësh të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

ECIKS / RTK