Kuvendi miraton në parim projektligjin për siguri në punë

PRISHTINË, 05 SHTATOR 2003 – Kuvendi i Kosovës nuk e shqyrtoi gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë në vend. Pas kërkesës së grupit parlamentar të PDK-së, Kuvendi me shumicë votash vendosi që kjo çështje të debatohet në njërën nga seancat e ardhshme të Kuvendit. Kuvendi me shumicë votash miratoi në parim projektligjin për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit dhe mjedisit në punë. Kryeparlamentari Daci këtë vendim e arsyetoi me qëllim të aritjes së konsensusit veprues të subjekteve poltike. Kuvendi nuk e ka debatuar as kërkesën e shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Bujar Dugolli për shpalljen e deklaratës për pavarësi të Kosovës. Në vazhdim, Kuvendi miratoi në parim projektligjin për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit dhe mjedisit në punë, të cilin e prezentoi Ministri për punë dhe mirëqenie sociale, Ahmet Isufi. Sipas tij qëllimi kryesor i këtij ligji do të jetë mbrojtja e shëndetit dhe parandalimi i rreziqeve të ndryshme në punë.Ndërsa, pas refuzimit të LDK-së, Kuvendi nuk ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për inspektoriatin e punës.

ECIKS / RTK