MEM bën publike kompanitë e interesuara për Kosova C

Prishtinë, 5 dhjetor 2006 – Komitetit Drejtues i Projektit (KDP), udhëhequr nga Ministria për Energji dhe Miniera, përfundoj dje sesionin e saj të 7 duke bërë të ditur pranimin e materialeve që përmbajnë kredencialet e kompanive më të mëdha ndërkombëtare për konsiderim në lidhje me zhvillimin e burimeve të energjisë në Kosovë.

Duke folur në përfundim të takimit të KDP, Ministri i Energjisë dhe Minierave, Et’hem Çeku theksoi se, “rezultati i këtij takimi të sotshëm paraqet një të arritur shumë të madhe për Projektin në të cilin në mënyrë shumë publike identifikohen ato kompani individuale si edhe konzorciumet e reja të sapoformuara që i vlerësojnë mundësitë e mëdha të ofruara nga vendi ynë. Në këtë ditë unë dëshiroj të i rikujtoj qytetarët e Kosovës se mundësitë e Kosovës janë në rritje e sipër, dhe se sektori i energjisë është qelës i zgjidhjeve të sfidave ekonomike në shoqëri”.

Në takimin e KDP drejtuar nga Ministri Çeku, janë pranuar pako me kredencialet e këtyre kompanive individuale dhe konzorciumeve:

Consortium: CEZ/AES corporation – Republika Çeke/SHBA
KazTransGaz – Kazakistan
RWE Power AG – Gjermani
Consortium: EnBW/WGI – Gjermani/SHBA
EDISON S.p.A – Itali
EVN – Austri
United Resources AG – Zvicër
BOT – Poloni
EN+ – Britani e Madhe
Consortium: Enel/Sencap – Itali/Greqi

Kredencialet e kompanive janë parashtruar si përgjigje ndaj Kërkesës për Shprehjen e Interesit (KSHI) e publikuar me herët gjatë këtij viti nga MEM, e cili ka ofruar një periudhë tre muaj e gjysmë për investitorët e mundshëm në përgatitjen e materialeve të tyre.

Një listë e shkurtë e investitorëve të para-kualifikuar pritet që të përgatitet kah fundi i çerekut të parë në vitin 2007.

Dhe pas së cilës kohë, KPD do të nxjerr Kërkesën për Propozim duke i ftuar investitorët e para-kualifikuar të marrin pjesë në tenderin garues për projekt. Komponentët e këtij projekti përfshijnë ndërtimin e termocentralit të ri, hapjen e minierës së re të linjitit dhe rehabilitimi i njësive të zgjedhura të termocentralit ekzistues A.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.