Më shumë investitorë interesohen për Kosovën

Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosoves, njoftuan se është shtuar interesimi i investitorëve të huaj për Kosovën, pas shpalljes së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

GJND shpalli gjatë verës një vendim sipas të cilit pavarësia e Kosovës nuk përbën shkelje të të drejtës ndërkombëtare.

Interesimi i investitorëve është shtuar dhe duhet shfrytëzuar këtë fakt për të krijuar kushte dhe mundësi edhe më të mëdha.

Shefi i Agjencisë për Promovimin e Investimeve, Mustafë Hasani, theksoi se institucionet tona duhet t’i kenë parasysh brengat e investitorëve potencialë.

Kryetari OEK-ut, Safet Gërxhaliu tha se një ndër kushtet e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit është edhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. Ai kërkoi nga institucionet që t’i përshpejtojnë angazhimet në këtë drejtim.

Gërxhaliu theksoi se ekziston edhe interesimi i Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që të ndihmojë në realizimin e këtyre projekteve kapitale.

ECIKS