Marrëveshja Microsoft – UNDP – shans i mirë për Kosovën

Prishtinë, 27 janar 2004 – Pas marrëveshjes në mes të Microsoft-it dhe UNDP-së në Davos, Robert Piper, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, ka thënë se kjo është një shans i mirë për Kosovën, në krijimin e vendeve të reja të punës dhe ka shtuar se “Kjo marrëveshje është një shans i jashtëzakonshëm për Kosovën, që të përfitojë nga ky partneritet unik në mes të UNDP-së dhe Microsoft-it. Kosovës urgjentisht i duhen vende të reja pune dhe biznese që do t’i përgjigjen mundësive të tregut në shekullin XXI”.

IT industria gjithsesi është një pjesë e re e potencialit të krijimit të vendeve të punës në Kosovë që duhet të ndiqet në mënyrë agresive”, ka thënë Piper.

UNDP-ja në Kosovë ka dy IT projekte: SKIT dhe SPEAK të cilat i japin përkrahje qeverisjes në Kosovë, ndërkohë që Kosova ka përfunduar me projektin e E-qeverisja.

Këto projekte mbulojnë dy nivele të qeverisjes në Kosovë.

SPEAK është duke u ndërtuar mbi nisma të ndryshme në përkrahje të Kuvendit të Kosovës. Projekti është duke përfituar nga kapacitetet tashmë të instaluara të projekteve të tjera të UNDP në Kosovë, sikurse projekti ‘e-qeverisja’. Kjo përfshinë Zbatimin e Teknologjive Informative Komunikuese në procedurat e administrimit publik për të përmirësuar efikasitetin dhe llogaridhënien.

Projekti SKIT ka marrë inisiative duke përdorur teknologjinë informative që ta mbështesë zhvillimin dhe punësimin.

Më saktësisht, projekti SKIT plotëson: mungesën e infrastrukturës së IT-së për qeveritë komunale; mungesën e inputit nga popullatat rurale dhe të largëta në nivel komunal; dhe, mungesën e planifikimit dhe të nismave për përkrahje të punësimit të qëndrueshëm.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është që të forcohet procesi i demokratizimit dhe decentralizimit në Kosovë, nëpërmjet përkrahjes për qeverisjen komunale dhe aftësimeve në TI.

UNDP është rrjet global për zhvillim, që avokon për ndryshime dhe lidh vendet me njohuri, eksperiencë dhe resurse për t’i ndihmuar njerëzit që të ndërtojnë një jetë më të mirë. UNDP ekziston në 166 vende, dhe mëton që bashkë me vendorët të gjej dhe ofroj përgjigje ndaj sfidave zhvillimore globale e vendore. Në Kosovë, UNDP synon forcimin e besimit të ndërsjellë mes njerëzve. Kjo arrihet përmes realizimit të programeve, që merren me çështje të sigurisë, ligjit, hapjen e vendeve të reja të punës, programeve që ndihmojnë pakicat dhe të kthyerit, si dhe me programet që synojnë forcimin e institucioneve vendore në nivel qëndror, komunal dhe në nivel komunitetesh.

ECIKS / BlueSkyLive