Kosovë: ndalohet importi i shpezëve nga Azia

Prishtinë, 27 janar 2004 -Shërbimi Veterinar i Kosovës ka nxjerrë një vendim përmes të të cilit ndalohet importimi i mishit të shpezëve nga vendet aziatike, për shkak të parqitjes së gripit të shpezëve nga pasojat e të cilit në Vietnam dhe Tajlandë kanë vdekur 11 veta. Ky shërbim ka angazhar ekipet e veta në terren për vlerësimin e gjendjes së shpezve në vendin tonë dhe të rrezikut eventual, që atyre mund të jukanoset nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

“Gripi Avijar” është një sëmundje kontagioze dhe mjaftë e rrezikshme si për shpendët ashtu edhe për njerëzit, ani se deri vonë kjo sëmundje tek njerëzit ka shkaktuar vetem një grip të lehtë, ndërkohë që tash nga ky virus po shkaktohet një pneuomoni e rëndë me pasoja vdekjeprurëse, ka theksuar për Radio Kosovën Besfort Gunga, shef i inspekcionit veterinar- kufitar në shërbimin veterinar të Kosovës.

Gunga, duke folur për natyrën e përhapjes së kësaj sëmundje ka shpjeguar se deri më tash nuk kemi evidentuar raste të bartjes së sëmundjes prej personi në personin tjetër, por vetëm prej shpezëve tek njerëzit, mirëpo duhet eliminuar edhe të gjitha mundësitë e bartjes së sëmundjes nga personi në person.

Ai poashtu ka theksuar se Shërbimi Veterinar i Kosovës ka reaguar shumë shpejt, fillimisht duke nxjerrur vendimin për ndalimin e importit të produketeve të shpezëve dhe duhe dërguar menjëherë edhe ekipet e ekspertëve në terren, në menyrë që të dihet gjendja e shpezëve në vendin tonë.

“Shërbimet veterinare komunale janë urdhëruar që të dalin në terren, ta shikojnë gjendjen, dhe të na informojnë së mos vërehet rastësisht ndonjë simptom, ani se nuk mendoj se do të ketë raste të tilla, por duhet të sigurohemi për çdo rast. Ekspertët kanë dalur në terren dhe janë duke i bërë testimet e nevojshme nëpër tregje, nëpër ferma etj”- ka sqaruar z. Gunga.

Ndërkaq, lidhur me panikun tashmë të krijuar tek qytetaret, të cilët kanë filluar bojkotimin e produkteve të shpezëve, Gunga ka theksuar se popullata nuk ka nevojë të brengoset, mirëpo gjithmonë duhet të kenë kujdes nëse blejnë gjëra ushqimore nëpër ato vende të cilat nuk janë të destinuara, sepse aty ka rrezik prej kontaminimit, jo prej “Gripit Avijar”, por prej kontaminuesve tjerë, si pluhuri, mbeturinat etj.

“Kisha bërë apel tek qytetarët që të blejnë produkte vetëm në vende të destinuara, ku mënyra e ruajtjes së prodhimeve ushqimore është në nivel të lartë” – ka thenë Gunga. Ai poashtu apelon tek tregtarët që, në këtë rast të jenë të kujdesshëm dhe mbi të gjitha të mbizotërojë arsyeja e ndërgjegjes sepse në të kundërten ata mund të konfrontohet me ndëshkime të larta.

ECIKS / RK