Romë, 27 janar 2004 – Revizorët që u dërguan nga gjykatësit për kundërvajtje për të analizuar llogaritë e kompanisë së dështuar italiane të ushqimeve, Parmalat, thonë se ajo kishte akumuluar rreth 18 miliardë dollarë borxhe, shumë më shumë se sa ishte bërë e ditur nga ish drejtuesit.
Revizorët, PriceWaterCoopers, thonë poashtu se kanë mësuar që grupi kishte patur probleme të thella financiare shumë kohë para shpërthimit të skandalit muajin e kaluar.
Atëherë u zbulua mungesa e miliarda dollarëve në llogaritë e konglomeratit gjigant.
Themeluesi i Parmalat-it dhe dhjetë persona të tjerë janë arrestuar me dyshimin se kanë koordinuar një mashtrim gjigant për vite të tëra.
Korrespondenti i BBC-së për çështje biznesi thotë se tani duket që ka të ngjarë që Parmalat-i t’ia kalojë edhe grupit amerikan të telekomunikimeve, Worldcom, si mashtruesi më i madh në historinë e mashtrimeve të korporatave.
ECIKS / BBC