Shkup, 30 mars 2004 – Fondi për kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ofron 1,5 milion dollarë si kredi për zhvillimin dhe përkrahjen e firmave prodhimet e të cilave janë të destinuara për eksport. Fondi është i financuar nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Sipas përgjegjësve të këtij projekti, përparësi në kreditim kanë përfaqësuesit e nacionaliteteve dhe vajzat-sipërmarrëse pasi ata kanë mundësi më të vogla që të fitojnë kredi nga bankat afariste. Kreditë që i ofron fondi janë afatshkurta dhe duhet të kthehen në afat prej 30 deri në 179 ditë, kurse normat e inetersit variojnë nga 8 në 12 për qind. “Ekziston interes i madh për kreditë. Një firmë, në varësi të xhiros, mund të marrë kredi nga 10 mijë në 100.000 dollarë. Deri tani më të interesuarit janë ndërmarrësit që merren me tekstil dhe me veprimtari ushqimore”, – deklaron Riçard Kurk, udhëheqës i projektit. Ai informoi se për kreditë nuk janë të nevojshme hipoteka, por garanci bankare ose rezerva, gjatë së cilës afaristi i fiton kreditë drejtpërdrejtë nga ata, dhe jo nëpërmjet ndonjë banke. Kreditë nga fondi mund të shfrytëzohen edhe për paga, kontribute, transport dhe furnizim të lëndëve të para.
ECIKS / Biznesi