Integrimi ne BE, nis liberalizimi i investimeve

Tiranë, 29 mars 2004 – Banka e Shqiperise ka nisur studimin mbi heqjen e kontrollit per levizjen e flukseve te investimeve ndermjet Shqiperise me shtetet e tjera dhe anasjelltas. Perfitimet nga liberalizimi i levizjeve te kapitalit perfshijne mundesine per hyrje te medha investimesh direkte dhe burime teknologjike e administrative.

Heqja e te gjitha kontrolleve ne lidhje me levizjen e investimeve ndermjet Shqiperise dhe shteteve te tjera dhe anasjelltas eshte situata me te cilen po perballohet Banka e Shqiperise si detyrim per integrimin ne Bashkimin Europian. Antaresimi ne BE kerkon, nder te tjera, levizjen e lire te kapitalit. Kjo do te thote qe te gjitha vendet qe aspirojne per t’u bere anetare duhet te realizojne aktivitete te ndryshme para se, te hyjne ne Bashkimin Evropian. Liberalizimi i llogarise kapitale nenkupton heqjen e te gjitha kontrolleve mbi levizjen e lire te kapitaleve. Pergjithesisht, me termin “kontroll” kuptohet nje mase qe kufizon levizjen e lire te kapitaleve, qe ndryshe mund te shprehet si levizje e investimeve midis shteteve, sqaron Banka e Shqiperise. Sakaq, nje proces i tille eshte duke u zhvilluar nbi disa vende te tjera te rajonit qe pritet te antaresohen ne Bashkimin Europian, porse eshte duke kaluar me mjaft polemika per shkak te problemeve qe krijon me ekonomine informale. Perfitimet nga liberalizimi i levizjeve te kapitalit perfshijne mundesine per hyrje te medha investimesh direkte dhe burime teknologjike e administrative, te cilat i shoqerojne keto investime. Nga ana tjeter, liberalizimi i flukseve dalese krijon mundesi per te ardhura me te larta nga investimet dhe gjithashtu krijon mundesi per diversifikimin e portofolit, duke shperndare rrezikun financiar.

Banka e Shqiperise ve ne dukje se ne ekonomite me shkalle te larte korrupsioni, ka me shume te ngjare qe ne praktike kontrollet per kufizimet e levizjeve te kapitalit te jene shume me pak efektive. Per rrjedhim, efektet e tyre ne arritjen e objektivave, per te cilet jane vendosur kontrollet, do te jete minimale ose inekzistente. Ne pergjithesi, analizat e ndryshme tregojne se, nese nje vend tenton te prezantoje liberalizimin e llogarise kapitale ne menyre te suksesshme dhe te pakthyeshme, si dhe ne te njejten kohe te reduktoje rreziqet financiare qe mbart nje veprim i tille, ai duhet te hartoje politika, te cilat do te lejonin krijimin e parakushteve per liberalizimin e llogarise kapitale. Ne te kundert, ne mungese te ketyre politikave dhe te parakushteve, mund te shperthejne flukse spekulative ne madhesi te konsiderueshme, qe do te vinin ne dyshim e njekohesisht do te veshtiresonin ekzistencen e liberalizimit te prezantuar para kohe. Banka Qendrore per realizimin e ketij qellimi ka drejten te vere dhe te heqe kontrollet mbi levizjen e flukseve te kapitaleve, porse rregulloret dhe zbatimi tyre varen nga institucione te tjera.

ECIKS / KORRIERI