Mali i Zi aplikon taksa të larta për produktet kosovare

Ulqin, 16 gusht 2004 – Mali i Zi bën veprime të gabueshme me aplikimin e taksave të larta doganore ndaj produkteve kosovare. Nënkryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Mustafë Ibrahimi, tha sot për mediat lokale të Ulqinit, se Qeveria e Malit të Zi është duke bërë veprime të gabueshme me aplikimin e taksave të larta doganore ndaj produkteve kosovare që duhet të hyjnë në tregun e kësaj republike.

“Numri i madh i pushuesve kosovarë në Ulqin duhet të kenë mundësi të blejnë në tregun e këtij vendi edhe produkte kosovare, por taksat e larta doganore të qeverisë malaziase po e bëjnë të pamundur këtë gjë”, tha Ibrahimi.

ECIKS / RTK