Konzorciumi turko-francez, Limak-Airport de Lyon MAS, i morri zyrtarisht përgjegjësitë e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës në të cilin rast u zhvillua edhe një ceremoni.
Një zyrtar nga Limak-Kosovo tha që, “Ne jemi shumë të kënaqur t’i përmbushin të gjitha obligimet ndaj Republikës së Kosovës dhe ta përfundojmë transferimin. Ne do të punojmë bashkërisht për suksesin dhe vazhdimësinë e këtij projekti.”
Ndjenja ishte e njëjtë edhe për ish-drejtorët e aeroportit. “Është projekti i parë gjigant publiko-privat në Kosovë, projekt i cili do të jetë i suksesshëm sepse prapa tij është një kompani financiarisht e fortë. Ndjehem shumë i gëzuar që po e dorëzojmë aeroportin tek një kompani e cila ka të ardhme,” thanë ata.
Marrëveshja i jep Limak të drejtën ta menaxhoj aeroportin e vetëm në Kosovë për 20 vitet e ardhshme. Limak gjithashtu e merr përsipër përgjegjësinë e modernizimit të infrastrukturës, zgjerimit të tij në 25,000 metra katrorë si dhe investimin prej 100 milion Euro.
ECIKS / Deklaratë për Shtyp nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës