Ligjvënësit miratojnë Strategjinë Minerare të Republikës së Kosovës 2012- 2025

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, ky komision shqyrtoi Strategjinë Minerare të Republikës së Kosovës 2012- 2025, të cilën e paraqiti zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci.

Ai, pasi foli për objektivin që synohet të arrihet me këtë Strategji dhe rolin e saj në zhvillimin ekonomik të vendit, njoftoi se kombinati “Trepça”, sipas kësaj strategjie, do të funksionojë në bazë të një ligji të veçantë. Strategjia Minerare e Republikës së Kosovës 2012- 2025 ka dhjetë objektiva, për realizimin e të cilave janë paraparë të merren 63 masa implementuese, tha Koci.

Ndërkaq, anëtarët e komisionit vlerësuan se Strategjia Minerare ka qenë dokument i domosdoshëm që i ka munguar vendit. Gjatë procesit të votimit, Strategjia Minerare e Republikës së Kosovës 2012- 2025 gjeti mbështetje nga anëtarët e komisionit dhe pas kësaj ky dokument do të shqyrtohet edhe në mbledhjen e rregullt plenare të Kuvendit të Kosovës, njofton Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.

/ Koha /