Lambsdorff: Në Kosovë është bërë përparim në ekonomi

Prishtinë, 3 janar 2005 – Nikolaus Graf Lambsdorf, qysh prej tre vjetësh është përgjegjës për shtyllën e katër të UNMIK-ut, atë të ekonomisë. Ky diplomat gjerman që nga e shtuna do të duhej të ishte në në Berlin pasi i ka skaduar mandati me të cilin Ministria e Punëve të jashtme të Gjermanisë e kishte dërgaur në Kosovë. Mirëpo, guvernatori i Kosovës, Soren Jesen Petersen e ka lutur Lambsdorff që në detyrën e shefit të Shtyllës së katër të UNMIK-ut të qëndrojë deri në fund të muajit janar. Pasuesi i tij duhet që së pari të propozohet nga Komisioni Evropian dhe pastaj të emërohet nga OKB-ja në Nju Jork.

Ne vazhdim, intervista e Nikolaus Graf Lambsdorf dhene per Deutsche Welle.

DW: A jeni të kënaqur me punën e deritashme të UNMIK-ut në lëmin e ekonomisë dhe me rezultatet vetjake në krye të shtyllës së katërt ku ndodheni?
Lambsdorf: Sa i përket punës së UNMIK-ut përkundër kritikave mund të thuhet se jemi të kënaqur. Sa i përket zhvillimit ekonomik nuk mund të thuhet se jemi të kënaqur, por edhe këtu duhet bërë dallime. Sapo kam marrë një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili sigurisht për befasinë e shumë kujt vlerëson se është bërë përparim në zhvillimin ekonomik në Kosovë, para së gjithash në sektorin privat. Thuhet se rritja ekonomike në Kosovë, në dy vitet e fundit ka shënuar një ngritje prej dy deri tre përqind Në fakt kjo nuk mjafton, aq më pak sa i përket hapjes së vendeve të reja të punës. Megjithatë, ky është një tregues së në Kosovë janë bërë përparime. Njëkohësisht raporti tregon se në Kosovë ka edhe shumë për tu bërë.

DW: Përmendët papunësinë. Dy të tretat në Kosovë janë të papunë si të zvogëlohet papunësia?
Lambsdorff: Së pari duhet thënë se nuk ka shifra të sakta për numrin e të papunëve në Kosovë dhe ky është një nga problemet. Në këtë drejtim jemi duke punuar dhe kjo është një teme për të cilën Komisoni Evropian ka shfaqur interesim të veçantë. Ne, por para së gjithash Qeveria e Kosovës, duhet të bëjmë diçka kundër papunësisë. Fatkeqësisht nuk ka ndonjë recetë të gatshme, sepse në Kosovë vështirësitë e zhvillimit ekonik tash një kohë të gjatë janë të pranishme. Është një punë që kërkon durim të madh dhe që është e rëndë. Është një problem gjithashtu i rëndë për një Qeveri e cila do të donte edhe një mandate tjetër, ndërsa nuk është e thjeshtë edhe për UNMIK-un, sepse edhe ne duam të tregojmë rezultate pozitive. Mirëpo, disa punë në rrethanat kur ekonomia zhvillohet në kushte mjaft të pafavorshme, nuk mund të kryhen shpejt. Për tu marrë me disa tema nuk mjaftojnë muajt, duhen vite të tëra.

DW: Deri më tani ka munguar suksesi në privatizimin e sipërmarrjeve publike. Ku janë arsyet?
Lambsdorff: Porblemet që lidhen me privatizimin bazën e tyre jo të gjitha kuptohet e kanë tek çështja e pronësisë. Në disa raste është shumë vështirë të vërtetohet pronësia e një sipërmarrje. Nëse nuk dihet pronari atëherë ekziston rreziku që të shitet pasuria e huaj, sepse mund të ndodh që ndonjë sipërmarrje të mos jetë pasuri publike, por private. Dhe mund të ndodh që pronarët të ngritin padi në gjyq. Ne po përpiqemi ti ikim këtij problemi, por ai ende ka gjetur zgjidhje.

DW: Tani një pjesë e kompetencave është bartur në insitiucionet e përkohshme të Kosoves, a do të ketë tani një përshpejtim të privatizimit.
Lambsdorf: Parimisht këto janë tema të ndryshme nga njëra tjetra. Shefi i UNMIK-ut ka paralajmëruar, dhe kjo nuk është hera e parë- se do të bartë kompetenca shtesë nga fusha e ekonomisë dhe financave tek Qeveria e re e zgjedhur. Njëkohësisht ai e ka të ditur se pjesa më e madhe e përgjegjësive nga fusha ekonomike dhe e finacave tash një kohë të gjatë janë në duart e qeverisë. Tani e tri vite, tri apo katër ministri në mënyrë të pavarur trajtojnë çështje që i përkasin financave dhe ekonomisë. Ndërsa atyre tani u është shtuar edhe një ministri tjetër. Sa i përket privatizimit në përgjithësi, respektivisht Agjensisë Kosvare të Mirëbesimit, konsideroj se ende nuk ka ardhur koha që të gjitha përgjegjësitë dhe kompetencat e saj të barten tek Qeveria e re. Mirëpo me Qeverinë e re ne do të bisedojmë edhe për AKM-në dhe këtë tashmë kemi filluar ta bëjmë.

DW: Kryeministri i ri një nga detyrat që i ka caktuar kabinetit të tij qeveritar është tërheqja e investitorëve të huaj. A pritni që investitorët e huaj të blejnë apo të ndërtojnë fabrika në Kosovë?
Lambsdorfa: Raste të tilla tashmë kemi në Kosovë. Në të gjitha raundet e deritashme të privatizimit ka pasur një intersim të madh të investitorëve nga bota. Në fakt, ata janë shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit, kryesisht nga Gjermania, Austria, Zvicra, por edhe nga SHBA-të, apo edhe nga Australia. Qysh tani kemi investime të vogla të sipërmarrësve në Kosovë, mirëpo jo gjithmonë mund të vërtetohet se për çfarë investimesh bëhet fjalë pasi në Kosovë shumë investime bëhen me para të gatshme në dorë dhe vetëm pak transaksione bëhen përmes bankave. Megjithatë, mund të thuhet pra së gjithash në Prishtinë se ka pasur disa investime të vogla. Pra intersim ka por, kjo nuk mjafton për tu hapur ato vende të punë që janë të nevojshme, posaçerisht për të rinjtë të cilët çdo vit i shtohen tregut të punës.

ECIKS / Deutsche Welle