Lambsdorf: Raundi i tretë i privitizimit, më rigoroz

Prishtinë, 21 korrik 2004 – Zyrtari i lartë i UNMIK-ut për ekonomi, Nikolas Lambsdorf ka deklaruar se rundi i tretë i privatizimit në Kosovë po zhvillohet nën procedura më rigoroze, që përfshijnë edhe vërtetimin e pronësisë ndaj pasurisë. Këto komente Lambsdorf i bëri në një intervistë për të përditshmen londineze, Financial Times. Kjo gazette shkruan se procesi i privatizimit në Kosovë ishte ndërlikuar më tepër se në vendet e tjera ish komuniste për shkak se pasuritë në ish Jugosllavi formalisht ishin pronë e qeverisë qendrore dhe e pronarëve shoqërorë, përfshirë këtu autoritetet lokale, sindikatat dhe këshillat e punëtorëve.

ECIKS / QIK