Lambsdorf: Do të nënshkruhen kontratat për privatizim

PRISHTINË, 06 DHJETOR 2003 – Nikolas Lambsdorf, shef i Shtyllës së katërt të UNMIK-ut dhe kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), premtoi dje se do t’i nënshkruajë kontratat e shitjes së 20 ndërmarrjeve nga dy tenderat e parë. Ai tha se privatizimi duhet të vazhdojë menjeherë dhe ligjet kontestuese nuk duhet të ndalin këtë proces. “Do të ishte mirë që ta bëjmë këtë në mënyrë paralele, të lëvizim përpara në privatizim dhe njëkohësisht të merremi me çështjet ligjore”, tha Lambsdorf.

“Unë, as shefi i UNMIK-ut, nuk jemi persona që mund t’i anulojmë këto ligje pa lejen e Zyrës ligjore në Nju Jork”, tha ai duke shtuar se si çështje politike që janë duhet angazhim i përbashkët. Lambsdorf nuk dyshon se këto ligje janë hartuar në mënyrë diskriminuese dhe janë zbatuar në mënyrë kriminale. Ai tha se i ka propozuar shefit të UNMIK-ut që të rishikohen këto ligje edhe njeherë dhe nëse është nevoja të shkojnë në Nju Jork.

Lambsdorf i ka propozuar qeverisë që edhe përfaqësuesit e saj duhet të jenë në delegacion që eventualisht do të shkonte në Nju Jork. Kjo është një çështje politike e cila duhet të vështrohet më mënyrë politike, tha ai.

ECIKS / Kosovapress