Shkup, 30 dhjetor 2003 – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi sot në orët e mëngjesit buxhetin për vitin 2004, i cili kap shumën rreth 60 miliardë denarë ose 0.5 për qind më i madh se në vitin paraprak. Miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm është bërë me 65 vota “pro” dhe 15 “kundër”. Nga shuma e përgjithshme e buxhetit 20.938 miliradë denarë janë paraparë për pagat, mëditjet dhe kompensime, 22.391 miliardë për transfere rrjedhimore,1.145 miliardë për reforma strukturore, ndërsa 922 milionë denarë për reformat në administratën publike. Një risi në buxhetin e sivjetëm është pavarësia e buxhetit gjyqësor, i cili është i vetmi që shënon rritje në krahasim me vitin e ardhshëm dhe qëllimi i të cilit është modernizimi i gjyqësisë.
ECIKS / BalkanWeb