Kryeministri vizitoi Kosovën B

Prishtinë, 14 korrik 2004 – Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi dhe ministri i Ambientit dhe Planifikimt Hapsinor Ethem Çeku, vizituan termocentralet “Kosova B”, njofton zyra për informim e kryeministrit. Me këtë rast për punën rreth rivitalizimit te termocentraleve kryeministrin e informuan drejtori Ali Hamiti dhe përfaqësuesit e bordit të KEK-ut.

Prodhimtaria e enegjisë elektrike është stabilizuar mirë, dhe sipas ekspertve kjo gjendje do të vazhdoj edhe më tutje. Blloku i parë është në funksion dhe është duke punuar mirë. Poashtu blloku i dytë është duke u riparuar dhe pritet që punët të kryehen deri në tetor të këtij viti.

Kryeministri Rexhepi theksoi se ne e mbështesim riparimin e KEK-ut. Këtë e kemi bërë edhe më heret nga suficiti buxhetor i Kosovës sepse jemi të interesuar jetësisht që të kemi një prodhimtari të stabilizuar të energjisë elektirke.

Kryeministri Rexhepi edhe një herë apeloi tek shfrytëzuesit e energjisë elektrike sidomos shfrytëzuesit e mëdhenjë që të kryejnë obligimet ndaj KEK-ut dhe të shlyejnë borxhet për energjinë e harxhuar. Pa këtë vështirë se do të kemi furnizim të rregullt të ekonomisë dhe të familjeve. Sa do të kemi rrymë do të varet nga ne se sa e pagujmë energjinë e shpenzuar, theksoi kryeministri Bajram Rexhepi.

ECIKS