Kryeministri takoi kreun e OEK-ut

Prishtinë, 7 shkurt 2005 – Bashkëpunimi reciprok ndërmjet Qeverisë dhe OEK-ut si dhe fillimi i implementimit të Kontratës Kolektive, ishte në fokus të takimit ndërmjet kreut të qeverisë Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Ismail Kastrati.

Pas këtij takimi kryeministri Haradinaj ka premtuar angazhiminin e qeverisë në të gjitha fushat ekonomike me qëllim të avancimit të ekonomisë. “Ne do t’i gjejmë mënyrat që të bashkëpunojmë me Odën Ekonomike dhe po ashtu do të gjejmë mënyrat që të avancojmë edhe më shumë ekonominë dhe bizneset në Kosovë me aktivitetin e Qeverisë qoftë brenda Kosovës qoftë edhe jashtë saj”. Ndërkaq, sa i përket implementimit të Kontratës Kolektive, për të cilën është folur në këtë takim, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, i cili është njëri ndër nënshkruesit e kësaj kontrate, tha se implementimi i saj do të fillojë me krijimin e kushteve reale nga ana e Qeverisë”. Se kur do të bëhet ky hap i implemetimit të Kontratës Kolektive, Kastrati tha se Qeveria do të jep propozimin e vet dhe do të mbahet një takim i përbashkët si partner për dialogun social ku do të mirret një qëndrim adekuat.

ECIKS / RTKLive