Buxheti 2005: 714 milion euro

Prishtinë, 28 janar 2005 – Qeveria e Kosovës miratoi Projektbuxhetin për vitin 2005. Shuma e përgjithshme e buxhetit për këtë vit është 714 milion euro. Buxheti për vitin 2005 reflekton prioritetet e Qeverisë së Kosovës për sa I takon përmbushjes së programit qeveritar dhe përmbushjes së standardeve.

Sipas qeverisë, në projektbuxhetin për vitin 2005 janë bërë zgjidhje të qëndrueshme dhe është siguruar një stabilitet buxhetor në kuadër të planit afatgjatë të Qeverisë për progres dhe qëndrueshmëri buxhetore në periudhat vijuese. Zgjidhjet buxhetore të cilat I përmban buxheti për vitin 2005 gjithashtu mundësojnë rritje solide dhe stabile të të hyrave buxhetore për vitin e ardhshëm.

Në kuadër të procesit buxhetor, Qeveria e Kosovës ka marrë parasysh edhe sugjerimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe është bazuar në një proces të rishikimit të hollësishëm I cili përfshiu reduktime të balancuara në shpenzime të IPVQ-ve dhe fuqive të rezervuara të UNMIK-ut. Qëndrueshmëria buxhetore është një nga standardet nga lëmi i ekonomisë.

Qeveria shpreson se deputetët e Kuvendit të Kosovës do të shqyrtojnë buxhetin me urgjencë dhe korrektësi, në mënyrë që të mund të fillojë zbatimin e tij sa më shpejt që është e mundur.

ECIKS / QIK