Prishtinë / Beograd / Bruksel / Washington, 24 janar 2005 – Sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Bashkësia Ndërkombëtare nuk mund ta zvarrisë diskutimin për statusin. Kosova duhet të pajiset me kushtetutë. Në vitin 2006 UNMIK-u duhet të zëvendësohet me struktura të thjeshta monitorimi
Raport i ICG
Koha po përfundon për Kosovën; status quo-ja nuk mund të mbahet më. Ashtu si u evidentua gjatë trazirave të forta të marsit të vitit të kaluar, shqiptarët e Kosovës ndihen të fshikulluar rëndë nga moscaktimi i statusit dhe situatës ekonomike. Ato janë përballur me sfidën e rëndë të shlyerjes së llogarive me të kaluarën. Maxhoranca shqiptare pret tashmë nga bashkësia ndërkombëtare që t’i mbështesë aspiratat e veta për pavarësi. Në rast se ndërkombëtarët nuk ecin në këtë drejtim, atëherë shqiptarët mund të lëvizin në mënyrë të njëanshme dhe minorancat serbe, nga ana e tyre, mund të kërkojnë ndihmë pranë ushtrisë së Beogradit. Çdo gjë mund të përfundojë me destabilizim të përgjithshëm të rajonit.
Problemi më i madh sot është hapësira e bardhë që ka lënë Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1244, që në vitin 1999. Hapi i parë që duhet të ndërmerret është që gjashtë vendet e Grupit të Kontaktit të takohen sa më parë e të shpallin afatin e përcaktimit të një rezolute të re, në lidhje me statusin dhe katër ligjet themelore; më e rëndësishmja mbetet mbrojtja e të drejtave të minoritetit në krahinë. Por kjo çështje lidhet veçanërisht me faktin nëse Kosovës do t’i jepet pavarësia apo do të kthehet në një mënyrë apo një tjetër nën Serbi. Gjithashtu, duhet të theksohet se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, ose ndonjë territor tjetër fqinj, është gjithashtu gjë që nuk mund të përballohet. Krahina ka nevojë edhe për një të dërguar të posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, në mënyrë që bisedimet të nisin sa më parë.
Në mes të vitit 2005 OKB-ja duhet të raportojë mbi gjendjen e standardeve të demokracisë, qeverisjes së mirë e të drejtat e njeriut. Në rast se raporti është pozitiv, atëherë nevojitet hartimi i Marrëveshjes për Kosovën, si dhe një konferencë ndërkombëtare për të zgjidhur problemin.
Nëse qeveria e Kosovës po i udhëheq njerëzit drejt pavarësisë, siç dëshirohet prej tyre, ata duhet ta kompletojnë respektimin dhe mbrojtjen e serbëve të Kosovës e minoriteteve të tjera. Parlamenti i Kosovës, me ndihmën ndërkombëtare, mund të hartojë menjëherë një projektkushtetutë në respekt të plotë të standardeve. Ky projekt mund të bëhet pjesë e Marrëveshjes për Kosovën. Kjo gjë do t’i hapë rrugën pranimit të Kosovës si anëtare e Bashkësisë Ndërkombëtare.
Rekomandimet
Sa më parë të jetë e mundur:
– Grupi i Kontaktit duhet të përcaktojë afat kohor për rezolutë mbi statusin. (Është shumë e dëshirueshme që edhe Rusia të marrë pjesë, por nëse kjo nuk ndodh, grupi duhet të mblidhet edhe pa Rusinë).
– Deklarata duhet të shpjegojë se mbrojtja e të drejtave të njeriut është një çështje, zhvillimi i së cilës varet nga situata. Ajo duhet të sqarojë se asnjëherë Kosova nuk do të kthehet nën ligjet e Beogradit, dhe se gjithashtu, bashkimi i saj me Shqipërinë nuk mund të përballohet.
– Duhet të fillojë puna për hartimin e një projektkushtetute, përfshirë edhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, nëpërmjet mbështetjes gjyqësore nga gjykatës të huaj në Gjykatën e Lartë të Kosovës dhe Gjykatën Kushtetuese.
– Qeveria e përkohshme e Kosovës duhet të lëshojë një seri programesh specifike, në shenjë të mikpritjes për minoritetin serb, përfshirë edhe një fushatë “Prishtina–qytet i hapur”.
Nga vjeshta 2005
– Parlamenti i Kosovës duhet ta ketë finalizuar tekstin e projektkushtetutës.
– I dërguari i posaçëm i OKB-së mund të ecë përpara me tekstin për “Marrëveshjen mbi Kosovën”, si dhe detajet për konferencën ndërkombëtare.
-Në fund të vitit 2005 duhet të zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare, ndërsa në fillim të vitit 2006 Kosova duhet të votojë në referendumin për Kushtetutën e re. UNMIK-u duhet të zëvendësohet me një grup monitorimi pasi pushteti t’i kalojë vendësve. Një marrëveshje e re mes Natos dhe Kosovës duhet të vazhdojë misionin e KFOR-it.
Fillimi i 2006
– Kosova te mbaje referundimin per kushtetuten
– Deklarata per kosoven te paraqitet per aprovim ne keshillin e Sigurimit (aprovimi eshte i deshirueshem por jo i domodoshem per hapat e ardhshem)
Mesi i 2006
– UNMIK t’i dorezoje funksionet ekzekutive Qeverise se Kosoves kurse funksionet monitoruese t’i dorezohen trupit te ri nderkombetar.
– Nese nuk eshte arritur paraprakisht marreveshja per njohjen e shtetesise se Kosoves ne Keshillin e Sigurimit, suvereniteti i shtetit te kosoves te njihet nga komuniteti nderkombetar ose nga shtetet qe jane te gatshme per nje njohjte te tille (perfshire SHBA-te dhe Bashkimin Evropian)
ECIKS / Biznesi / ICG