Kryeministri përuroi banesat e renovuara në Prishtinë

Prishtinë, 16 prill 2004 – Kryeministri Bajram Rexhepi, i shoqëruar nga ministrat Bexhet Brajshori, Ethem Ceku, si dhe nga zëvendësadministratori Charles Brayshaw dhe përfaqësuesit e vendeve të Quint-it përuruan të ejten kompleksin e renovuar të banimit në “Ulpianë” të Prishtinës e cila ishte dëmtuar gjatë protestave të 17 dhe 18 marsit, njofton Zyra për Informim e Kryeministrit.

Riparimi i kompleksit të banesave me serbë është bërë nga fondi i Qeverisë së Kosovës.

Me rastin e përurimit të objektit të renovuar, kryeministri Rexhepi u shpreh se pas dy javësh punë po bëjmë përurirmin solem të kësaj ndërtese, e cila dy javë më parë i ka ngjarë një godine të djegur sikurse në Irak, ndërsa sot ajo është e gatshme për banim.“Me renovimin e këtij objekti Qeveria e Kosovës dëshmon gatishmërinë për të marrë përgjegjësi dhe kompetenca. Por, ky është vetëm një hap i parë, ndërsa brenda dy javësh do të fillojë riparimi edhe i shtëpive të djegura në qyetet tjera të Kosovës. Sa i përket kishave dhe monumeteve tjera fetare do të bëhet një vlerësim i veçantë në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë dhe më pastaj do të bëhetë riparimi i tyre”, theksoi kryeministri Rexhepi.

Me këtë rast kryeministri Bajram Rexhepi gjithashtu u shpreh se është i domosdoshëm integrimi I pjesëtarëve të minoritetit serb në shoqërinë e Kosovës dhe se ata duhet ta kuptojnë se problemet e tyre nuk do të zgjidhen në Beograd, por në Prishtinë, thuhet në fund të komunikatës.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.