Krasniqi: 'Tenderët e ministrisë sonë kanë qenë të rregullt'

Prishtinë, 17 mars 2004 – Drejtuesit e Ministrisë së Shërbimeve Publike, kanë hedhur poshtë çfardo mundësie rreth keq-menagjimit me tenderë. Ministri Jakup Krasniqi, theksoi sot në një konferencë për gazetarë se akuzat ndaj kësaj ministrie për parregullsi në procedurat e tenderëve janë paushalle dhe të pabaza. Ky reagim është bërë pasi në raportin e Agjencisë së Prokurimit Publik është thënë se Ministria e Shërbimeve Publike gjatë vitit 2003 ka pasur 6 tenderë me blerje direkte një burimore që dmth, tenderë në të cilët kanë marrë pjesë vetëm nga një ofertues. Madje, ministri Krasniqi ka deklaruar se as këta dy tenderë nuk mund të cilësohen një burimor për arsye se kanë qenë të shpallur publikisht dhe në të cilët kanë mund të konkurrojnë më shumë ofertues. Ministri Krasniqi tha se të gjitha shkresat kontratat duke përfshirë edhe aprovimin e blerjeve direkte një burimore janë të nënshkruara dhe aprovuara nga zyrtarët ndërkombëtarë.Megjithatë ai theksoi se në asnjërin prej këtyre tenderëve të nënshkruar edhe pse të nënshkruar zyrtarët ndërkombëtar nuk ka pasur shkelje të procedurave dhe çdo gjë ka shkuar në mënyrë të rregullt. Krasniqi i ka paraqitur këto të dhëna në bazë të dokumentacionit që disponon Divizioni i Prokurimit në kuadër të Ministrisë së shërbimeve Publike. Ditë më parë edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave Ali Sadriu ka deklaraur se ka paregullsi në tenderët e ministrisë së Shërbimeve Publike, mirëpo zyrtarë të kësaj ministrie sot nuk pranuan të flasin për gazetarë.

ECIKS/Balkanweb