PRISHTINË, 19 SHTATOR -Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, do të marrë pjesë sot në një takim dyditor me institucionet kosovare dhe komunitetet e biznesit në Prishtinë.
Takimi është organizuar nga Zyra e Paktit të Stabilitetit, sekretariati i BAC-ut . Ky forum mbledh bizesmenët rajonalë dhe merret me trajtimin e problemeve praktike të biznesit. Takimi i fundit i këtij lloji është mbajtuar në Romë të Italisë, në muajin qershor.
ECIKS / Kosovapress