Kosovë: 5 milionë euro për riparimin e dëmeve

Prishtinë, 25 mars 2004 – Në një takim të sotëm të Qeverisë së Kosovës është diskutuar për riparimin e të gjitha dëmeve që janë shkkaktuar nga trazirat e ditëve të kaluara.

Sipas ministrit të financave Ali Sadria shuma që ka ndarë qeveria do të jetë 5 milionë euro. Poashtu qeveria ka vendosur të formojë një komision qendror ndërministror për koordinim dhe udhëheqje të këtij fondi emergjent, në krye të të cilit do të jetë ministri i kulturës Behxhet Brajshori.

Poashtu për riparimin e ndërtesës në Ulpianë ku bonojnë serbët janë ndarë 70 mijë euro.

ECIKS / QIK