Bruksel, 26 mars 2004 – Prej ditësh shkruhet në shtypin evropian dhe tani është bërë publike edhe nga komsioni i BE: koncerni amerikan Microsoft duhet të paguajë një gjobë të lartë për shkelje të rregullave të konkurrencës.
“Microsofti ka keqpërdoruar pozicionin e tij thuajse plotësisht si monopolist në Evropë për kompjuterat personalë.” Kështu u shpreh komisioneri i BE-së për konkurrencën Mario Monti për koncernin më të madh të programeve software nga Seattle. Në të njëjtën kohë ai vendosi dhe një gjobë të kripur si dhe kufizime për Microsoft-in. Kështu përplasja e filluar pesë vjet më parë mes mbikqyrësve të kartelit në BE dhe koncernit amerikan ka arritur një pikë të re kulmore.
Komisioni evropian ka vendosur ndër të tjera që Microsofti brenda 120 ditësh të bëjë publike pikat e përbashkëta të sistemeve të tij Windows për kopmjuterat në grup në mënyrë që firmat konkurrente të mund të përshtasin më mirë programet e tyre soft me produktet e Microsoftit.
Komisioneri për konkurrencën Mario Monti shprehet:
“Ne kërkojmë nga Microsofti të vërë në dispozicion informacionet e nevojshme në mënyrë që prodhimet e konkurrencës të mund të përdoren me sistemet kryesore të Microsoftit.”
Vetë Kodi është pasuri e Microsoftit dhe nuk është e nevojshme të bëhet publik.
Përveç kësaj brenda 90 ditësh Microsofti duhet të paraqesë një version Windows për tregun evropian pa opsionin media-player.
“Ne themi që konsumatorët dhe prodhuesit e kompjuterave personalë duhet të kenë mundësi të zgjedhin se çfarë media-player-i të instalojnë. Duhet të jenë ata që zgjedhin dhe jo Microsofti.”
Komisioneri evropian për konkurrencën kërkon të krijojë një precedent në mënyrë që në të ardhmen Microsofti t’ua livrojë paraprakisht të dhënat e sistemit konkurrentëve që këta të jenë të përgatitur për të ofruar programet e tyre.
ECIKS / Dwelle