Hapet panairi 'Prishtina 2004'

Prishtinë, 25 mars 2004 – Prej dje deri me 27 mars, në Prishtinë do të qëndrojë i hapur panairi i përpunuesve të drurit, dyerve dhe dritareve nga plastika dhe alumini, “Prishtina 2004”.

Në këtë panair marrin pjesë prodhuesit më të mëdhenjë që prodhojnë produkte me dizajn bashkëkohor dhe cilësi të lartë. Mirëpo, ata ankohen se prodhimet e tyre nuk mund t’i plasojnë në tregun e jashtëm sepse pikë së pari u mungon marka “Made in Kosova”, pastaj ballafaqohen edhe me barriera doganore për lëndë të parë dhe pajisje. Drejtuesit e Odës Ekonomike, që janë organizator të panairit, thanë se do të angazhohen që të ndryshojë politikat fiskale, të cilat duhet t’u përshtaten rrjedhave bashkëkohore ekonomike.

ECIKS / RTK