Prishtinë, 5 janar 2005 – Vendet e Bashkimit Evropian kanë mbajtur tre minuta heshtje në shenjë nderimi për rreth 150 mijë viktimat e shkaktuara nga cunami. Flamujt në institucionet qeveritare në 25 vendet e Unionit janë ulur në gjysmë shtizë.
Me qëllim që t’i bashkohet këtij solidariteti ndërkombëtar Qeveria e Kosovës ka ndarë 300 mijë euro për ndihmë viktimave të katastrofës natyrore.
Edhe në Shqipëri janë mbajtur tre minuta heshtje derisa dita e sotme është ditë zie në kujtim të viktimave. Lëvizja Mjaft dhe Kryqi i Kuq Shqiptar po organizojnë dërgimin e një ekipi mjekësor shqiptar dhe po mbledhin ndihma për të prekurit nga tragjedia.
ECIKS / RTK