Italianët: 500 milionë euro për hidrocentral ne Shqiperi

Tiranë, 6 janar 2005 – Nje konsorcium italian propozoi ndertimin e nje hidrocentrali te ri ne zonen lindore te Shqiperise me nje vlere prej 500 milione eurosh, njoftoi sot agjencia rajonale e lajmeve, Seenews, duke cituar burimet nga Ministria e Industrise dhe Energjitikes ne Tirane.

“Konsorciumi i drejtuar nga kompania italiane Tassara SpA ka prezantuar tashme nje projekt per ndertimin e hidrocentralit ne lumin Drin i Zi, ne fshatin Skavice te Dibres” bene te ditur burimet. Investimi pritet te arrije ne 500 milione euro, edhe pse vleresimi i autoriteteve shqiptare per kete projekt ende nuk ka perfunduar.

Shqiperia pritet ta miratoje projektin deri ne fund te muajit shkurt. Sipas autoriteteve shqiptare, nese projekti miratohet, kompanise italiane do t’i jepet koncesioni per ndertimin e hidrocentralit, qe mund te perfundoje brenda 7 vjetesh.

Projekti per hidrocentralin e Skavices eshte propozuar fillimisht ne mesin e viteve te 80-ta, por nuk eshte realizuar asnjehere per shkak te mungeses se fondeve.

ECIKS / Balkanweb