PRISHTINE, 20 SHTATOR 2003 – Në takimin që dje drejtuesit e Paktit të Stabilitetit kanë pasur me administratorin Holkeri është kërkuar bashkëpunimi i tij më i ngushë me vendorët për zgjidhjen e problemeve të shumta ekonomike. “Holkeri ishte shumë përgjegjës për dikutimet që i bëmë me të dhe deshi t’i shqyrtojë këto çështje”, tha koordinatori i Paktit, Erhard Busek në konferencën e sotme për gazetarë pas përfundimit të të gjitha takimeve.
Kosova është treg i vogël, por ne mendojmë se është treg interesant dhe jam i sigurt se do të përtërihet dhe do të shkoj drejt rrjedhave kah janë duke shkuar vendet e tjera të rajonit, theksoi Busek.
Busek poashtu përmendi koridorin 10 që duhet të kalojë nëpër Kosovë, si dhe theksoi se është duke u shiquar mundësia e lidhjes së Kosovës përmes korridorit, Nish-Prishtinë-Shkup. Ndërsa përsa i përket lidhjes me Tiranën përkatësisht Durrësin ai tha se nuk dua që t’ju ngjalli shpresat para kohe.
ECIKS / BalkanWeb