Frankfurt: konferencë për investime në Kosovë

FRANKFURT, 22 SHTATOR 2003 – Të shtunën në Frankfurt të Gjermanisë është mbajtur Konferenca për Investime në Kosovë (KACI), e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Çështjeve Jorezidente.

Qëllimi i konferencës ka qenë që investitorëve potencial gjermanë dhe të diasporës kosovare t’i jepet një pasqyrë e mundësive për investime në Kosovë, përfshirë këtu informatat për procesin e privatizimit, bazën ligjore, etj.

Paraqitjet e tyre në konferencë i kanë mbajtur përfaqësuesit e AKM-së, Qeverisë së Kosovës, Odës Ekonomike të Kosovës, UNMIK-ut si dhe përfaqësuesi kosovar në Paktin e Stabilitetit.

Megjithë qëllimin dhe nevojën e qartë që paraqitjet e tilla të mundësive të investimit në Kosovë të tërheqin sa më shumë investitorë të huaj, mirret vesh se shumica dërrmuese e pjesëmarrësve në konferencë, mbi 90 për qind, ishin ndërmarrës kosovarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

ECIKS

This website uses cookies to improve its performance and the relations with its audience. For more information on data protection see our Privacy Policy.