Qeveria e Republikës së Kosovës ka premtuar plotësimin e të gjitha kriteret e kërkuara me qëllim të nënshkrimit të marrëveshjes tregtare me Bashkimit Evropian.
Lidhur me negociatat për arritjen e marrëveshjes tregtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së, ekspertët e Komisionit Evropian e kanë çmuar lart punën e institucioneve kosovare gjatë negociatave të deritanishme.
Deri më tani BE-ja dhe Kosova kanë diskutuar çështje konkrete në fushën e doganave, rregullat e konkurrencës, mbrojtjen e të drejtave të autorit, reformimin e prokurimit publik, zgjidhjen e kontesteve ndërinstitucionale, eliminimin e barrierave tarifore dhe shumë çështje të tjera që hyjnë në fushën e tregtisë
Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi tha se plotësimi i të gjitha këtyre kritereve, do të ndikojë në përmirësimin e klimës për investime.
Me një vendim të BE-së, Kosova gëzon një status preferencial për eksport të mallrave kosovare në vendet e BE-së, por Prishtina dhe Brukseli aktualisht janë duke negociuar një marrëveshje të re, e cila bën avancimin e këtyre raporteve tregtare.
ECIKS