Kosova dhe Maqedonia nënshkruan të hënën Memorandum bashkëpunimi në sferën e energjetikës.
Marrëveshjen e nënshkruan ministrja e Energjetikës dhe Minierave e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula dhe ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Fatmir Besimi.
Ministrja Pula theksoi se Kosova si shtet i ri punon në zhvillimin, veçanërisht në modernizimin e infrastrukturës në energjetikë. Fokusi, sipas saj, do të vendoset në ndërtimin e termo dhe hidrocentraleve dhe në transmisionin e energjisë elektrike.
Ajo vlerësoi se nga Republika e Maqedonisë do të jetë e dobishme përvoja në fushën e efikasitetit energjetik dhe kontraktimi i marrëveshjeve për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla, duke e pasur parasysh se në procedurë është marrëveshja për ndërtimin e njëmbëdhjetë hidrocentraleve të vogla.
Ndërsa, ministri i Maqedonisë, Fatmiri Besimi tha se me këtë dokument vendoset baza e mirë formale për përforcimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm në sferën e energjetikës.
Ai tha se është paraparë formimi i grupeve të punës nga dyja vendet të cilat do të veprojnë në kuadër të Komisionit ndërqeveritar për bashkëpunim, të cilat do t’i shqyrtojnë projektet e përbashkëta potenciale, si dhe mundësinë për bashkëpunim në sferën e harmonizimit të ligjeve me direktivat e BE-së.
Mia/Telegrafi/