Kosova ndër vendet më optimiste në botë

Prishtinë, 20 dhjetor 2004 – Në një hulumtim të zhvilluar në muajin nëntor dhe dhjetor nga Gallup International, Kosova, llogaritet të jetë në mesin e katër vendeve më optimiste në botë.

Raporti hulumtues në përgjithësi thekson perspektivat si më të mira në Paqësorin Aziatik, e veçanërisht në qytetet kineze Pekin dhe Hong Kong ku shtatëdhjetë përqind e qytetarëve mendojnë se viti 2005 do të jetë vit më i mirë se sa viti 2004, e kjo poashtu vlen edhe për Vietnamin i cili së bashku me Tunizinë, është vendi më optimist në botë. Ngjashëm me vitin e kaluar, sërish vendet e Evropës Perëndimore nuk janë përfshirë në vendet më optimiste. Në mbarë botën janë intervistuar 60 mijë qytetarë. Hulumtimin në Kosovë e ka bërë Indeks Kosova.

ECIKS / RTK