Kosova ka shumë minerale, mungojnë investimet

Kosova mbetet një nga vendet që ka resurse të mëdha të mineraleve.

Në një hulumtim të bërë me përkrahjen e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe angazhimit të zyrtarëve të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale është thënë se gjatë hulumtimit është gjetur se toka ka shumë minerale të plumbit, zinkut, nikelit, por edhe të arit.

Drejtuesit e këtij projekti kanë shprehur shqetësimin për mungesën e informatave që kanë shumë të interesuar për të investuar në Kosovë.

Për të realizuar këtë hulumtim janë mbledhë mbi 170 mijë mostra të ndryshme, një pjesë e tyre janë dërguar në një laborator në Bullgari për hulumtim të mëtejmë. Nga kjo ka dalë që në pjesën e Artanës, Mitrovicës po edhe Dragashit janë gjetur hapësira të shumta me minerale të ndryshme.

/Koha /